Petersen: Kam kujtime të mira pune me Bajram Rexhepin

Ish i Dërguemi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkueme në Kosovë, Soren Jessen-Petersen, ka shpreh ngushëllime Qeverisë së Kosovës dhe familjes Rexhepi për vdekjen e ish-Kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Përmes nji telegram dërgue Kryeministrit Isa Mustafa, Jessen-Petersen ka shkrue se “Bajrami ishte Kryeministri i parë me të cilin ka punue si përfaqësues special në Kosovë. Kam kujtime të mira gjatë punës me nji njeri dhe politikan aq të mirë, të përkushtuem dhe dashamirës”.

“Vdekja e tij asht humbje për Kosovën, për familjen dhe miqtë e tij. Dëshiroj t’ju shpreh ngushëllimet e mia ma të sinqerta, përmes jush, për Qeverinë dhe popullin e Kosovës si dhe për Familjen Rexhepi”, thuhet në telegramin e Petersen.