Peticion për pranimin e Kosovës n’UNESCO, nis prej të Hanës

unesco.jpg

Nga java e ardhshme ka me nisë nënshkrimi i nji peticion, me anën e të cilit ka m’u kërkue nga Komiteti Ekzekutiv dhe Konferenca e Përgjithshëm e UNESCO’s, që të bahet pranimi i Kosovës në këtë organizatë të randësishme ndërkombëtar për ruejtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore botnore.

Peticionin do të kenë rast me nënshkrue punëtorë shkencor të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Institutit të Historisë në Prishtinë, Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe ata nga Universiteti i Prishtinës.