Peticioni ‘Drejtësi për Astritin’ i dorëzohet Kuvendit

Besa Luzha, Florina Duli dhe Rudinë Jakupi sot kanë me u dorëzue peticionin “Drejtësi Për Astritin”.

Ato kanë ftue qytetarët me u mbledhë në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Raporti i dorëzohet Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Qeverisë së Kosovës si dhe Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetun dhe Peticione.

Peticioni “Drejtësi për Astritin” deri ditën e djeshme asht raportue se ka mbledhë rreth 25 mijë nënshkrime.