Peticioni me mbi 23 mijë nënshkrime ‘Drejtësi për Astritin’ i dorëzohet Kuvendit (foto)

Asht dorëzue peticioni me mbi 23 mijë nënshkrime ku kerkohet drejtësi për të ndjerin Astrit Deharin, ish-aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje i cili ndrroi jetë teksa gjendjen në paraburgim.
Besa Luzha, Florina Duli dhe Rudinë Jakupi n’emën të krejt qytetarëve kanë  dorëzue peticionin ‘Drejtësi për Astritin’ tek Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës,  si dhe Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetun dhe Peticione.

“Na dorëzuem kërkesën tonë bashkë me nënshkrimet për peticione. Kemi dorëzue 23 mijë e 774  nenshkrime. Kemi mbledh edhe ma shumë por kemi verifikue disa dhe këta i kemi dorëzue. Nëse këta qytetarë kanë kërkue që të zgjedhunit e popullit me diskutue për këtë rast mendoj se ishte dashtë me ndodhë nji debat parlamentar. Kërkesa tjera të këtyne nënshkrimeve janë dorëheqja e ministres Hoxha dhe ministrit Hyseni po ashtu shkarkimi i personave përgjegjës të burgut dhe hetimi i pamvarun nderkombëtar”, ka deklarue aktivistja Besa Luzha.

Ajo ka shtue se presin që mbas 2 Dhetorit me u mbajt kjo seancë.

Zyrtarët e Kuvendit i kanë pranue peticionet e dorëzueme, ndërkaq, ato pritet me u dorëzue edhe në Qeveri.

Astrit Dehari ka ndrrue jetë më 5 Nandor, kur po mbahej në burg si i dyshuem për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.

 

2-peticioni

 

3-peticioni

 

4-peticioni