Petrit Selimi i kundërpërgjigjet Ivica Dacic’it, qe çka thotë

Ushtruesi i Detyrës i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, i asht kundërpërgjigj deklaratave të Zavendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Dacic.

“Kosova asnjëherë nuk do të negociojë me askënd për anëtarësimin në organizata të huaja siç është UNESCO”.

Ky reagim i Selimit vjen mbasi që Dacic, gjatë vizitës në Prizren në kuadër të udhëtimit të tij nëpër Kosovë, ka thanë se “Kosova nuk mundet me u anëtarësue në UNESCO pa nji marrëveshje paraprake me Serbinë”.

Ministri serb po ashtu deklaroi se çashtja e UNESCO’s ka me u trajtue edhe në bisedimet dy paleshe në Bruksel.

Por simbas Selimit, këto deklarime të Dacic janë veç sa për efekt fushate në Serbi, prandaj si të tilla janë të parandësishme.

“Deklaratat e Ivica Daçiq janë deklarime elektorale për fushatën zgjedhore të tij, për zgjedhjet e ardhshme në Serbi”, tha Selimi për KlanKosova.