Petrit Selimi i shkruen letër The New York Times për ekstremizmin në Kosovë

petritselimi

Gazeta amerikane The New York Times ka botue në rubrikën “Letra” nji shkrim të ushtruesit të detyrës së Ministrit të Jashtëm, Petrit Selimi, në lidhje me ekstremizmin në Kosovë që kishte si temë kjo gazetë ditë ma parë.

Qe letra e Selimit:

“Shkrimi “Kosova, tokë pjellore për ISIS’in” (Seria “Sekretet e Mbretërisë”, faqja e parë, 22 maj) thekson saktë problemet e kaluara të cilat Kosovës ia kanë shkaktuar të rinjtë e radikalizuar dhe Shteti Islamik. Por, ai nuk njeh në mënyrë adekuate përpjekjet që qeveria ime ka bërë për të luftuar këtë të keqe.

Reagimi i qeverisë sime ndaj interpretimit gjithnjë e më radikal të islamit ka qenë i fuqishëm. Ligjet e reja kundër terrorizmit kanë mundësuar arrestimin dhe dënimin e atyre që shkojnë për të luftuar në radhët e ISIS’it në Siri. Sot janë më pak se 60 kosovarë pjesëmarrës në luftën siriane, që paraqet një rënie rekorde në Evropë.

Ne jemi duke kontribuuar aktivisht për koalicionin global kundër ISIS’it. Sekretari i Shtetit, John Kerry, ka theksuar në një vizitë të fundit në Kosovë se kosovarët janë udhëheqës rajonalë në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, po ashtu ka vlerësuar rolin aktiv të Kosovës në promovimin e dialogut global ndërfetar në një raport të vitit të kaluar.

Kosova nuk do të mbahet peng i një grupi të vogël të ekstremistëve të dhunshëm fetarë, interpretimi absolutist i islamit i të cilëve është në kundërshti të madhe me traditën tonë laike”.