Petrit Selimi mbetet zavendësministër, shkarkohet prej kordinatorit nacional

Qeveria e Kosovës ka shfuqizue vendimin e Qeverisë nr. 09/87 të 13 Majit, ku Petrit Selimi ishte emnue koordinator i Mileniumit Sfidat e Mijëvjeçarit.

Kryeministri i Kosovës ka thanë se për këtë vendim kanë marrë vërejtje nga Agjencia Kundër Korrupcionit dhe për këtë ka me u shfuqizue ky vendim.

Kuçi tha se Mileniumi i Mijëvjeçarit ka me u udhëheq nga stafi civil.

Shkarkimi i tij erdhi mbasi që Agjencia Kundër Korrupcionit tha se Selimi nuk mundet me i mbajtë dy poste; zavendësminister të Jashtëm dhe koordinatorit nacional në Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit, sepse përban konflikt interesi.