Petrit Selimi nxehet me Hajrullah Çekun. Mbron Hashim Thaçin për mosanëtarësimin në UNESCO

Tri vota e ndanë Kosovën nga UNESCO.

Kjo bani që prej 9 Nandorit 2015 e edhe sot mos me u ditë shkaqet kryesore për këtë deshtim.

Mirëpo sot, në nji prezentim të Organizatës “EC Ma Ndryshe”, u radhitën arsyet direkte që kanë ndikue në mosanetarsimin e Kosovës në UNESCO.

Simbas hulumtuesit Artan Krasniqi, edhe mungesa e koordinimit të institucioneve, lobimi i dobët, ngërçi politik, fushata e ashpër e Serbisë, etj, kanë ndikue në mosanëtarsim në UNESCO.

E fjalëve të këtij hulumtimi iu përgjigj ashpër Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme Petrit Selimi, tue e cilësue hulumtimin si pamflet politik.

Madje Selimi, këto gjetje i cilësoi si sulme ndaj tij.

Por fjalët e Petrit Selimit i përkrahi edhe këshilltari i institucioneve të Kosovës për trashëgiminë fetare dhe kulturore, Ambasador Dimitris Moschopoulos.

“Nuk asht dështim mosanëtarsimi në UNESCO. Dështimi ma i madh për Kosovën janë protestat, trazinat e Marsit dhe hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend. Hulumtimi i shoqnisë civile nuk asht në rregull, arsyet nuk janë reale”, tha ai.

Ai i bani thirrje institucioneve që mos me humbë ma shumë kohë, por me i nisë qysh tash pregaditjet për me u anëtarsue në UNESCO vitin e ardhshëm.

Në këtë konference, të pranishëm ishin edhe Carolina Jeger Kleine, eksperte e trashëgimisë kulturore nga Universiteti i Vienes, Sali Shoshi nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij, dhe shumë arkeologë dhe historianë nga Kosova.