Petrit Selimi pret me marrë nji vendim të madh!

Zavendësministrit i Punëve të Jashtme, si dhe anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Selimi përfundimisht nuk mundet me ushtrue postin e Koordinatorit të Zyrës për Sfidat e Mijëvjeçarit, mbasi kështu asht sqarue në vendimin e Agjencisë Anti-Korrupsion.

AKK thotë se mbajta e dy posteve, si në rastin e Selimit, del të jetë në kundërshtim me ligjin dhe se asht konflikt interesi.

Lidhun me këtë çashtje ka reague edhe vet zv.ministri.

Ai, në nji prononcim për Indeksonline, ka thanë se shumë shpejt ka me vendos nëse do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar apo do të jetë koordinator i kësaj Zyre.

“Ka me u konsultue dhe ka me perzgjedhë njanën nga dy pozitat”, ka thanë shkurt ai.

Ishte Qeveria e Isa Mustafës e cila nepërmjet nji vendimi të veçantë, para disa javësh, pati emnue Selimin në pozitën e koordinatorit të ZSM’s.

 

1-akkdokument

2-akkdokumetiiii