Petrit Selimi, pro futjes së mësimit mbi fetë n’shkolla

Petrit-Selimi

Ministri i Punëve të Jashtme Petrit Selimi në nji intervistë për Epokën e Re, ka thanë se Qeveria duhet me i kjartësue rregullat e vizitave të zyrtarëve serb në Kosovë, tu e shtrue këtë çashtje edhe në Bruksel.
Ai i ka ba thirrje prokurorisë së Shtetit me i inicue rastet për krime lufte. Po ashtu, Selimi ka pohue se Enver Hoxhaj asht personi i duhun për postin e ministrit të Punëve të Jashtme.
Selimi ka hedhë poshtë pohimet e opozitës së inaugurimi i presidentit ishte bojkot ndërkombëtar, tu i quejt këto pohime si “deklarata hejterësh”.
Ministri i Jashtëm në Detyrë, i cili ka qene anëtar i Komisionit Shtetnor për Liritë Fetare, ka shprehë përkrahjen rreth nismës së kryeministrit të Shqipnisë Edi Rama për me futë mësimin mbi fetë në shkolla.