Petrit Selimi: Vendimi për ndalimin e hymjes së Marko Djuric në Kosovë u shfuqizue nga Edita Tahiri

petritselimi

Edhe pse Ministria e Punëve të Jashtme, kishte lëshue vendim me te cilin i ndalohej hymja drejtorit të zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe,Marko Djuric, ky i fundit prape ka hy në Kosovë.

Por shpjegim për këtë ka dhanë ministri në detyrë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.

Në lidhje me këtë,Selimi tha për Indeksonline se vendimi për ndalimin e hyrmjes së Djuric asht shfuqizue me udhëzim nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri.

Vendimi për ndalimin e hyrjes së Gjuriq është shfuqizuar me udhëzim nga ministrja Tahiri, pas marrëveshjes së arritur në Bruksel para një muaji ku ka qenë pika obligative që Gjuriq zyrtarisht të kërkon falje për sjelljet e tija ndërsa BE-ja të përpilon kodin e mirësjelljes për këto vizita. Që nga ajo periudhë atij iu ka lejuar tre herë të hyj në territor të Kosovës”, ka thënë Selimi.

Simbas tij, ndalesat valide permanente për të me hy në Kosovë janë për, Vojislav Seselj, shefin e ushtrisë serbe Lubisha Dikovic, si dhe për ministrin e Mbrojtjes së Serbisë kushdo që asht në funksion.