Pezullohen 23 programe n’UP prej tyne 3 programe doktorate

uprektorati

Në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, gjithsej janë 23 programe që janë refuzue m’u akreditue.

Në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë janë pezullue së akredituemi dy programe në master, programi Master në Shëndetin Publik si dhe programi Master në Pemëtari me Vreshtari.

Në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës janë pezullue programet ‘Gjeodezi’ në Bachelor si dhe programi ‘Gjeodezi’ në Master.

Ndërkaq, në Fakultetin Ekonomik asht pezullue programi ‘Ekonomi e aplikueme dhe menaxhment’, si dhe programi në Master ‘Ndërmarrësi’ dhe ‘Zhvillim ekonomik lokal’.

Në këtë fakultet janë pezullue edhe dy programe në studime të doktoratës, programi ‘Ekonomiks’ si dhe programi ‘Ekonomiks’ në gjuhën angleze.

Në Fakultetin e Edukimit janë pezullue katër programe në Master profesional; ‘Mësimdhanie në matematikë’, ‘Mësimdhanie në shkencat natyrore’, ‘Mësimdhanie në shkencat sociale’, ‘Mësimdhanie në teknologji dhe TIK’.

Në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike janë pezullue tri programe ‘Automatikë e Kompjuterizueme dhe Robotikë’, ‘Elektro-energjetikë’, ‘Elektronikë’.

Në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike katër programe: ‘Konstruksione dhe Mekanizim’, ‘Konstruksione dhe Mekanizim’, ‘Termoenergjetikë dhe Termoteknikë’, ‘Termo-energjetikë dhe Termoteknikë’.

Ndërsa, në Fakultetin e Mjekësisë asht pezullue programi ‘Mjekësi Paraklinike’.

Në Fakultetin e Filologjisë janë pezullue tri programe; Master në degën e ‘Gjuhës frange’, ‘Gazetari dhe marrëdhanie me publikun’, si dhe programi në nivelin e doktoratës ‘Gazetari dhe Shkencat e Komunikimit’.