Picula: Demarkacioni me Malin e Zi – kusht për vizat

Demarkacioni me Malin e Zi asht kushti kryesor për liberalizimin e vizave.

Dhe me ardhjen tonë, sot nisë faza e parë e MSA’s e cila u nënshkrue me 1 Prill. Na kemi ardhë këtu me ju tregue që Bashkim Europian përkrahë fuqishëm perspektiven Europiane të Kosovës, prandaj na kemi me diskutue se si të përmisohen mangësitë që i identifikojmë në sistemin gjyqësor, në luftimin e korrupsionit që asht ne në nji nivel të nalt, po ashtu të ballafaqohemi me lirinë e shtypit që vazhdon të mbete e kontrrollushme. Sigurisht, kemi me diskutue edhe për ecuninë e dialogut me Beogradin edhe nëse ka ndonji pengese nga te dy palët qe nuk po iu përshtatet, e mandej edhe për respektimin e marrëveshjeve reciproke midis tyne.

Kështu asht shpreh kryesuesi i delegacionit të deputetëve të Parlamentit Europian, Tonino Picula, gjatë vizitës së tyre me Presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

E tue thanë se vizita e tyne asht kapitulli i ri europian për Kosovën, Thaçi theksoi edhe njiherë që Kosova ka mi krye të gjitha obligimet që kosovarët të lëvizin lirshme.

Presidenti nuk la pa përsërit se ka me iniciue nji kod për spektrin politik që në zgjedhjet e ardhshme asnjë parti politike, mos me përfshi njerëz me aktakuza apo që janë të dënuem.

Thaçi nuk harroi me folë edhe për dialogun me Serbinë, tue ritheksue nevojën që fillimisht të zbatohen marrëveshjet e arrituna dhe që ky dialog dhe që formati i këtij dialogu të marrë nji intensitet të shtuem.