Piloti italian kallxon se sa pare do të merrte për transportin e drogës n’Itali

Problemet me drejtësinë Italiane kanë shkund nga financat pilotin italian Guido Andrea Guidi, i cili ishte procedue në Itali për akuzën e korrupcionit.

I ndodhun në vështirësi ekonomike, piloti italian ka rrëfye para prokurorëve të krimeve të randa, se kishte pranue ofertën e nji italiane dhe nji trafikanti shqiptar i sapoliruem nga burgu në Millano, për transportimin e nji sasie droge nga Shqipnia në Italinë Veriore.

Për nji rrugë të tillë, italiani ka thanë se nga shqiptari emnin e të cilit nuk e kujtonte, ka marrë garancinë se do të paguhej 20 deri në 25 mijë euro sapo sasia e drogës të dorëzohej në Itali.

Për shkak të bashkëpunimit me drejtësinë Shqiptare, 69-vjeçari asht tolerue nga Prokuroria e Krimeve të Randa, e cila ka zgjedh me kryejë hetimin ndaj tij në gjëndje të lirë me kushtin se ai do tregonte gjithçka rreth asaj që ai dhe anëtarët e tjerë të grupit kriminal kishin organizue në Itali dhe Shqipni, për të vënë në zbatimin planin e trafikimit të drogës.