Pisa pozicionon arsimin kosovar n’hartën nderkombëtare

PISA asht nji studim ndërkombtar për lexim, matematikë dhe shkencë, e cila realizohet nën kujdesin e organizates për Bashkëpunim në Zhvillimin Ekonomik, në mënyrë ciklike çdo tre vjet.

PISA poashtu asht vlerësim me besueshmëninë dhe ndikimin ma të naltë në zhvillimin e politikave arsimore në mbanë botën.

Kosova në vitin 2014 për herë të parë u përfshi në këtë proces, nga i cili ministria e Arsimit pret me e pa performancën e vet dhe kualtitetin e mësimdhanies, kështu tha Zv/Ministrja e Arsimit, Anila Statovci-Demaj.

Ndërsa përfaqësuesje e Ambasades Gjermane në Prishtinë Henriette Kotter dhe ekspertja e PISA’s Simone Bolem, u zotuen për vazhdimin e mbështetjes ndaj sistemit arsimor të Kosovës, përmes GIZ’it.

Ato theksuen randësinë e raportit, që ka me orientue Ministrinë në mënyrë konstruktive në përmirësimin e cilësisë së arsimit.

Vlersimi i PISA bahet për nxanësit e moshës 15 vjeçare, konkretisht klasat VIII, IX dhe të X.