PK njofton se po kryen hetime intensive për zbardhjen e rasteve – damtimit-djegies së veturave zyrtare dhe private

Policia e Kosovës me njësitet e saja relevante në tana rastet e damtimit apo asgjësimit të pasunisë shtetnore dhe asaj private, menjiherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore për hetimin dhe zbardhjen sa ma parë të këtyne rasteve, thuhet në raportin e PK’s.

Njikohësisht, Policia e Kosovës po kryen hetime intensive edhe drejt identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuem të përfshimë në këto raste.

Simbas Policisë, sa i përket rasteve të damtimit-djegies së veturave zyrtare dhe atyne private të personaliteteve të ndryshme, Policia e Kosovës në tana rastet bazuem në autorizimet ligjore asht tue krye hetime intensive.

Të gjitha dëshmitë relevante të konfiskuara në raste të caktuara, duke përfshirë edhe incizimet-kamerat janë duke u hetuar dhe analizuar nga njësitet kompetente, me qellim të zbardhjes sa më parë të këtyre rasteve kriminale dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar të involvuar në këto raste”, banë të ditun PK.

Policia e Kosovës me qellim të parandalimit të rasteve të tilla kriminale, ka ndërmarr masa shtesë me shtimin e prezencën policore të uniformueme dhe të atyne në rroba civile.

Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetaret për bashkëpunimin e ndërsjellët të treguar deri me tani, dhe njëkohësisht inkurajon qytetaret që kushdo që posedon ndonjë informacion ta njoftoj PK-ne, në mënyrë që të parandalohen dhe zbardhen sa më parë këto raste kriminale”, thuhet mes tjerash në njoftim.