Plagosen 3 rojtarë të KEK

Nji roje i KEK asht plagosë me armë zjarri, ndërsa dy kolegë të tij kanë pësue lëndime nga goditjet me mjete të forta gjatë konfrontimit me disa persona të maskuem e të armatosun, të cilët kishin hy në depon e mazutit të termocentralit “Kosova B”.

Simbas Policisë, personi me inicialet Z.R. asht plagosë në kambë nga personat e armatosun, ndërsa Sh.D. dhe Sh.D. kanë marrë lëndime trupore mbasi që janë goditë me mjete të forta gjatë konfrontimit me të dyshuemit.

Ngjarja ka ndodhë mbramë rreth mesnatës. Ngjarjen për KALLXO.com e ka konfirmue zadhënësi i Policisë, Agron Borovci.

“Mbramë rreth orës 23:32 jemi informue nga sigurimi i KEK ‘Security Code’ se në termocentralin ‘Kosova B’ kanë hy disa persona të dyshuem të armatosun afër depos së mazutit. Menjiherë njësia policore ka shkue në atë lokacion”, ka thanë Borovci.