Plagosen 4 nxanës në San Francisco, sulmuesit në arrati (Video)

Katër nxanës në San Francisco të SHBA’ve, janë qëllue me armë zjarri, teksa kanë qenë jashtë objektit shkollor, perkatësisht në parkingun e shkollës, Jordan School.

Autoritetet thonë se njani prej nxanësve asht në gjendje kritike.

Të shtenat kanë ndodh kur nxanësit ishin tue dalë nga shkolla, kanë thanë autoritetet amerikane.

 Tre nga viktimat vrapuen për me hy në shkollë, dhe policia urdhnoi nxanësit mos me leviz derisa të kontrollohen krejt klasat dhe policia më pas e kuptoi se mbrenda shkollës nuk ka pasë sulmues aktiv.

“Nji viktimë femën, si pasojë e lendimeve asht në rrezik për jetë”, ka thanë policia në Manfredi.

Katër të dyshuem janë pa tue ik nga zona ku ndodhi sulmi  shkruen REL.

Sulmuesit, të cilët nuk janë nxanës të shkollës, simbas zyrtarëve, kanë pas për cak nxanëset femna.

 “Ky asht incident i izoluem që ka ndodh jashtë objektit shkollor”, kanë thanë autoritetet e shkollës Jordan School ku dhe ndodhi incidenti.