Plagoset nji 28 vjeçar në Prishtinë, arrestohet i dyshuemi

Mbramë rreth orës 22:45, policia  ka marrë informacionin se në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prishtinë,  ka pasë të shtëna me armë zjarri.

Menjiherë mbas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë krejt njisitet  e nevojshme policore, të mbështetuna edhe nga njisiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njisitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatue se ka të bajë me vrasje në tentativë  ku  nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima: L. Sh, mashkull, 28 vjet, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjiherë asht dërgue në QKUK për trajtim mjekësor.

Policia me nji intensitet të shtuem ka ndermarrë nji varg  veprimesh operative e hetimore, tue ba kështu identifikimin dhe arrestimin e nji personi të dyshuem.

H. S, mashkull 27 vjet, shtetas i Republikës së Kosovës,

Lidhun me rastin në fjalë, ekipet policore kanë konfiskue për ekzaminim të matejmë: Nji allti Ekol special 99 (cal. 9mm) si dhe nji karikator me tre fishekë.

Personi i dyshuem asht dërgue në mbajtje me urdhën të prokurorit të shtetit për përfundimin e procedurave të nevojshme policore.