Plagosje me armë zjarri në qendër të Prishtinës

Rreth orës 18:30 të mbramjes së sotme në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë ka fillue nji mosmarrëveshje, e cila ka përfundue me krisma me armë në rrugën ‘Perandori Diklocian’.

Si pasojë e këtyne krismave në vendin e ngjarjes ka mbetë i plagosun nji person.

“Rreth orës 18:30 ne Prishtine asht raportue për nji gjuejtje me armë. Policia ka dal në vend të ngjarjes, nji person ka marr plagë në kambë dhe asht jashtë rrezikut për jetë.”, ka thanë për Indeksonline, zadhanësi i Policisë, Daut Hoxha.