Plani i forcave malazeze, nëse situata eskalon në kufinin me Kosovën

Dy ditë ma parë u raportue për vendosjen e njësive elitare të policisë malazeze në kufinin me Kosovën, respektivisht, u raportue për vendosjen e pjesëtarëve specialë të njësitit anti-terrorist.

Simbas medieve malazeze, kjo masë radikale e ndërmarrë nga fqiji ynë vjen si pasojë e frigës nga përleshjet eventuale mbas ratifikimit eventual të Demarkacionit më 1 Shtator në Kuvendin e Kosovës.

“Vijesti”, gazeta ma e madhe në Mal të Zi dhe e afërt me pushtetin atje, raportoi se të Martën në kufinin me Kosovën përveç njësisë anti-terroriste, aty u vendosen edhe mitraloz.

Simbas burimeve të besueshme të “Vijestit”, më 23 Gusht, 30 pjesëtarët të SAJ’it, të armatosun me armë, kanë patrullue brezin kufitar.

Këto burime kanë thanë se pjesëtarët e SAJ’it ishin udhëheqë nga komandanti Mirko Banovic dhe zavendësi i tij, Milan Kovacevic. Ata kishin qëndrue tanë ditën në kufi dhe mandej ishin kthye në Podgoricë.

“Vendimi që pjesëtarët e njësisë anti-terror të patrullojnë në brezin kufitar asht marrë nga krenat e shtetit malazez, mbasi që kishin marrë informacione nga shërbimet e sigurisë se situata mund të eskalojë për shkak të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi”, shkruen “Vijesti”, transmeton lajmi.net.

Tutje kjo gazetë shkruen se mbas kontrollit, asth hartue plani, simbas të cilit, në rast të nevojës, SAJ dhe Njësia e Veçantë policore kanë me u stacionue në kufinin me Kosovën.