Plani i ISIS, sulm me dron në ndeshjen Shqipni-Izrael

Nji dron me tritol, nji allti me gaz dhe dy armë zjarri automatikë e pushkë janë armët, të cilat kanë pasë me u përdorë në 3 atentate të sinkronizueme mes tyne dhe ndaj stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër ku kishte me u luejt ndeshja Shqipni-Izrael.

Asht Policia e Kosovës e cila për herë të parë hedh dritë mbi planin e të dyshuemve për lidhje me celulat e ISIS në Siri ku simbas tyne 23 personat e arrestuem në Kosovë e Shqipni mbanin lidhje me Lavdërim Muhaxhirin.

Simbas planit të zbuluem nga Agjencitë e Inteligjencës në Kosovë e Shqipni ka rezultue se sulmet kishin me u krye në Shqipni, Kosovë e Maqedoni në ambiente ku kishte me pasë prani tifozësh përgjatë fillimit të ndeshjes mes kombëtares Izraelite e asaj Shqiptare.

Për këto dyshime, për të cilat Prokuroria e Krimeve të Randa në Tiranë dhe ajo speciale në Kosovë po hetojnë, janë arrestue 22 persona, 18 në Kosovë dhe 4 në Shqipni.

Simbas përgjimeve, ka rezultue se sulmet terroriste kishin me qenë të ngjashme me ato që ndodhën në Francë në Nandor të vitit 2015, nga ku mbetën 129 persona të vdekun.

Objektivat, të cilat kishin me u sulmue ishin të parapërcaktueme, ku dhe qysh kishte me u sulmue, po ashtu dhe ora ishte përzgjedhë, e cila duhet me përkue pak minuta mbas nisjes së ndeshjesh zyrtare Shqipni-Izrael e vlefshme për kualifikueset e botërnit Rusi 2018.

Qe çka ju sekuestroi policia, 22 të arrestuemve:

281 gr eksploziv i llojit TATP, që vlerësohet si një ndër eksplozivet më të rrezikshëm dhe më të ndjeshëm,

Rreth 2.5 kg substancë e përzier me lëndë shpërthyese në gjendje të kristaltë,

Një pushkë gjysmë automatike e kalibrit 7.62 mm,

Një pushkë gjuetie,

Një revole me gas,

Municion, 719 fishek të kalibrave të ndryshëm,

Një dron,

Radiolidhje,

Telefona celular,

Laptopë,

Shtëpiza kompjuteri,

USB,

Materiale dhe literaturë fetare nga autorë të njohur për ideologjinë e tyre ekstremist