Plani i Serbisë për anashkalimin e Kosovës dhe zavendësimin me Shqipninë

Serbia dëshiron që me anashkalue Kosovën në bashkëpunim rajonal, tue e zavendësue atë me Shqipninë. Madje, kjo tendencë asht vërejtë edhe gjatë nënshkrimit të Protokollit për Bashkëpunim në mes të Shqipnisë dhe Serbisë për autostradat dhe linjat hekurudhore.

Serbia po mundohet që përmes bashkëpunimit me Shqipninë me injorue Kosovën.

Madje, Serbia dhe Shqipnia pa e marrë pëlqimin e Qeverisë së Kosovës kanë nënshkrue Protokoll Bashkëpunimi për autostradat dhe linjat hekurudhore që nisen nga Serbia dhe të cilat kalojnë nëpërmjet territorit të Kosovës për me dalë në Shqipni.

Njohësit e rrethanave politike në rajon thonë se Kosova nuk mundet me u anashkalue nga shtetet fqije për çashtjet që kanë të bajnë me Kosovën. Simbas tyne Shqipnia nuk duhet me ra në “grackën” e Serbisë për me injorue Kosovën.

Faton Abdullahu, këshilltar i kryeministrit të vendit, ka thanë për Zërin se parimisht lideri i egzekutivit, Isa Mustafa dhe Qeveria e Kosovës janë për normalizimin e marrëdhanieve ndërshtetnore në Ballkan, tue mos e përjashtue as Serbinë.

Madje, simbas tij, ky asht nji obligim i vendeve të rajonit karshi Bashkimit Europian dhe Serbia nuk mundet me përmbushë këtë obligim dtue e anashkalue Kosovën dhe tue e kompensue me Shqipninë.