Plani për miratimin e Demarkacionit në Kuvend deri më 27 Tetor

Qeveria e Kosovës po synon që Marrëveshja për Demarkacionin e Kufinit me Malin e Zi me kalue në Parlament prej datës 25-27 Tetor 2016, përkatësisht gjatë dy javëve të ardhshme, në mënyrë që të arrihen afatet e nevojshme për liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian gjatë këtij viti.

Në të kundërtën heqja e vizave me BE’n shtyhet për vitin tjetër, shkruen Zëri.

Gazeta ka arritë me sigurue nji dokument të përgaditun nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Kosovës, të cilin ditë ma parë ministri Hoxhaj ju ka shpërnda deputetëve dhe institucioneve relevante të vendit.

 Simbas këtij dokumenti, procedurat për finalizimin e procesit për liberalizimin e vizave janë si në vijim: Në seancën e parë plenare në Parlamentin Europian duhet me u aprovue mandati për negocim në trialog.