Planifikonin sulme në Lojnat Olimpike, arrestohen terroristët

Në Brazil asht organizue nji operacion anti-terrorist jo ma shumë se dy javë nga fillimi i Lojnave Olimpike të Rio de Janeiro.

Siç asht raportue nga nji burim në Ministrinë e Drejtësisë, Policia Federale ka arrestue 12 persona.

Simbas hetuesve, personat e përfshimë ishin rekrutue nga nji faqe në internet e ISIS dhe kishin pregaditë nji sulm terrorist që me realizue në 5 Gusht në stadiumin e Rios.

“Kjo asht nji qelizë terroriste e dyshueme se asht përfshi në organizatën terroriste të ISIS nga mesazhe të dyshimta në internet. Ata ishin tue pregaditë nji sulm të fuqishëm që në rast shpërthimi kishte me marrë shumë jetë njerëzish”- ka thanë Ministri i Drejtësisë, Alexandre Moraes, në nji konferencë për shtyp.