Plas skandali në AKB: Nënkryetarët kërkojnë hetime

Nënkryetarët Burim Piraj, Skender Krasniqi, anëtarët e bordit Arsim Selmanmusaj e Hyseni Zogaj, dhe koordinatori i Zyrës Rajonale, Diamont Elshani, sot dhanë dorheqje nga të gjitha funksionet e Aleances Kosovare të Bizniseve.

Tu’ e shpallë juridikisht jofunksionale AKB’n, ata i kërkuen Presidentes së Republikës Atifete Jahjaga, Presidentit të zgjedhun Hashim Thaçi, Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, ministrave, komunitetit të bizniseve dhe ambasadave me ndërpre komunikimin me AKB, me i largue përfaqësuesit e AKB nga institucionet, dhe mos me vazhdue ma financimin e AKB’s.

Për ma tepër, ata kërkuen që Prokuroria me nisë hetimet ndaj AKB’s për keqpërdorime financiare.

U numëruen disa nga dështimet e AKB’s si Java e Bizniseve, Darka e Bereqetit, etj., tu’ ripërmendë mosraportimin e asnji shpenzimi financiar për këto aktivitete.

Ata hodhën dyshime për keqpërdorim të financave, sepse simbas tyne, nga 10 mijë e 600 anëtarë të deklaruem, në dokumente nuk figurojnë as 100!

Mirëpo, pamvarësisht këtyne akuzave të randa, kryetari i AKB’s, i gjendun në Prizren, tha për Televizionin Rrokum se kanë me dalë me nji deklaratë, që ende nuk e kanë publikue.