Po bahet gjithçka për lirimin e Nehat Thaçit

Janë ba dy javë prej se komandanti i Policisë në Mitrovicë, Nehat Thaçi, asht arrestue nga policia serbe nën dyshimet për “Terrorizëm”. Thaçi dje ka dalë para trupit gjykues në Serbi, me ç’rast i ka hedhë poshtë akuzat që rëndojnë mbi të në lidhje me dëbimin e nji familje serbe nga Lipjani, shkruen sot, gazeta Zeri.

Në anën tjetër, institucionet në Kosovë thonë se po bajnë përpjekje të vazhdueshme për lirimin e drejtorit Rajonal të Policisë së Kosovës.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) të Kosovës kanë ba të ditun se sot i asht dërgue nji letër tana përfaqësive diplomatike të akreditueme në Kosovë dhe në kryeqytetet e vendeve europiane për të ngritë presionin ndaj Serbisë në lidhje me arrestimin e Thaçit.