Po hetohen kërcënimet me vdekje, ndaj Thaçit, Kurtit, Tërnavës…

Me anë të disa grafiteve, që janë shkrue mbrenda Kampusit të Universitetit të Prishtinës, në muret e Fakultetit Filologjik, publikisht janë kërcënue Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryetari i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava.

Bashkësia Islame e Kosovës ka reague lidhun me këto grafite tue i dënue dhe cilësue si të papranueshme.

Zadhanësi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu, tha për Radion Europa e Lirë se i dënon veprimet e tilla, dhe se kërcënimi me vdekje i udhëheqësve të shtetit, atyne të BIK’ut dhe Komunës së Prishtinës përmes grafiteve, asht akt i papranueshëm dhe i dënueshëm për shoqnitë normale.

 

Lidhun me këtë rast, autoritet e rendit thonë se mbas marrjes së informatave, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka krye veprimet e duhura.

Agron Borovci, zadhanës i Policisë për rajonin e Prishtinës tha për Radion Europa e Lirë se kanë nisë tashma nji hetim lidhun me rastin.

“Aktualisht në bashkëpunim më Prokurorinë, Policia po trajton dhe po punon për sqarimin e të gjitha rrethanave që e karakterizojnë këtë situatë. Këtu kemi të bëjmë me disa grafite, të cilat konsistojnë në kanosjen e personave zyrtarë. Policia ka intervistuar disa dëshmitarë të mundshëm, dhe në të njëjtën kohë është duke kërkuar edhe për dëshmitarë të tjerë që do të mund të kontribuonin në identifikimin e personave të cilët mund të jenë të përfshirë në ketë rast”, tha Borovci.