Po manipulohet me shifrat e papunësisë në Kosovë

europapuneisa

Agjencia e Statistikave të Kosovës po i ndihmon goxha shumë Qeverisë së Kosovës në manipulimin me shifrat e papunësisë.
Në anketën e fundit të fuqisë punëtore thuhet se, zyrtarisht 32.9 për qind e qytetarëve janë të papunë nga 35.3 për qind sa ishin nji vit ma parë.

Ndërkohë që, papunësia ka shënue ranie bazue në të dhanat e ASK, numri i qytetarëve “jo të aftë” për punë del që asht rritë.

Simbas njohësve të ekonomisë, ASK po mashtron me shifra tue i heqë mbi 48 mijë qytetarë nga tregu i punës për me zvogëlue shkallën e atyne që kërkojnë punë.

Përderisa në vitin 2014 simbas ASK’s, 41.6 për qind, apo 500,251 qytetarë ishin aktivë për punë, nji vit ma vonë ky numër ka ra në 452,135 qytetarë aktivë, shkruen Gazeta Fjala.

Gazeta ka llogaritun të dhanat e publikueme nga ASK dhe shihet se në rezultatet e anketës së fundit, ky institucion ka rritë përqindjen e qytetarëve jo aktivë për punë në 62.4 për qind, që do me thanë se ata nuk janë të punësuem dhe nuk kanë qenë aktivë në kërkim të punësimit gjatë katër javëve të kalueme dhe/ose nuk janë të gatshëm me nisë punë mbrenda dy javësh.

Qeveria ka heqë nga tregu i punës 48 mijë qytetarë.

Kthye në shifra reale i bie se Qeveria e Kosovës përmes ASK’s i ka heqë nga tregu i punës 48,116 qytetarë për nji vit, ndërsa i ka punësue më pakë se 8 mijë veta.

Bazue në këtë, nga 1.2 milionë kosovarë në moshë pune (15-64 vjet), të regjistruem nga Agjencia e Statistikave, 750 mijë persona qeveria i vlerëson të “pa aftë për punë”.