Po rritet numri i ankesave në PZAP

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa deri tash  ka pranue 12 nga kandidatë dhe partitë politike  për rezultatet e zgjedhjeve të 11 Qershorit.

Këto ankesa po vazhdojnë m’u rritë nga 3 sa kenë në mengjes tash në 12.

Disa nga ankesat e kandidatëve janë Muharrem Nitaj nga koalicioni PAN, Myzejene Selmani nga AKR, Mexhide Mjaku – Topalli, Fadil Beka, Selvije Halimi, Fatmir Xhelili, Muhamet Bojku, Zhavit Zairi, Zhendrin Bardheci, PKS(Partija Kosovski Srba), shkruen Indeksonline

Natyra e ankesave asht për keqpërdorim të votave, mospërputhje të votave, mungesa e votave etj.

Mulë Desku, kryesues i Sekretariatit te PZAP’it ka sqarue se PZAP’i ka për obligim qe mbrenda 72 orëve me shqyrtue dhe të marrë vendime lidhun me këto ankesa.

Ndaj vendimeve te PZAP’i palët e pakënaquna kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë në Gjykatën Supreme te Kosovës mbrenda 24 orëve prej momentit të pranimit të vendimit te PZAP’i nga pala, ndërsa Gjykata Supreme e Kosovës ka për obligim që mbrenda 72 orëve me shqyrtue dhe të merr vendim lidhun me ankesën e parashtrueme ndaj vendimit të  PZAP’it.

Kandidatët apo subjektet politike kanë afat për me adresue ankesa në PZAP deri sot në orën 14:20, pikërisht në këtë kohë kur KQZ dje shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 11 Qershorit.