Po vijnë rusët, Putin nis flotat aeroplanmbajtëse në Mesdhe

Flota ruse ka braktisë misionin e saj të trajnimit dhe u zhvendos në Detin e Veriut, konfirmoi ministria e mbrojtjes ruse. “Asht shumë e qartë se ata kanë vendosë me kalue nëpër ngushticën Dover”, ka thanë nji zadhanës i kësaj ministrie.

Vladimir Putin ka provue tashma me i ndalue përpjekjet e Marinës Mbretnore për me ndjekë flotën e tij, kështu e ka detyrue “Dragon HMS” me shkue në jug nga Portsmouth.

Tue i pa marrëdhaniet e tensionueme më Moskën, sekretari i mbrojtjes britanike e paralajmëroi Kremlinin se nëse Putin merr masa të tilla, kanë me u pa si kërcënim për mbrojtjen e qytetarëve britanikë. Flota ruse, që përfshin 55 mijë ton avionë luftarakë, ka me u shoqnue nga nji Shkatërrues Marine.

Anija ruse Kuznetsov dhe shtatë anije të tjera shtesë kanë me kalue në Mbretninë e Bashkueme për në udhëtimin e tyne drejt vendit të shkatërruem nga lufta në pregaditje për me i bombardue forcat rebele në Aleppo.

Media ruse ditë ma parë kishte citue se nji flotë ruse hyni në Mesdhe, por këto masa u konsideruen nga NATO si të paprecedenta që nga fundi i luftës së ftoftë.

Londra asht tue monitorue së bashku me koalicionin e NATO’s se çka ka me ndodhë këtë javë. Në fakt, prej kohësh zyrtarë të shumtë rus paralajmërojnë për nji luftë të mundshme botënore me perendimin tue thanë shpesh herë se po marrin rezerva ushqimore dhe po trajnohen për rastet e sulmit./Shqiptarja

255698