Policet e cilit vend janë gati me ba hixhabin pjesë t’uniformës!

Policia e Scotland pritet me ba edhe hixhabin si pjesë të uniformës, në përpjekje për me tërheq ma shumë gra myslimane për me reflektue diversitetin e popullsisë së vendit.

Tash për tash, vetëm 1 për qind e policëve të Skocisë vijnë nga nji sfond i popullatës me ngjyrë ose nga pakica, krahasue me 4 për qind të popullsisë së përgjithshme.

Komunitetet minoritare etnike llogariten me përqindjet ma të nalta në qytetet e Scotland, të tilla si Glasgow (12 për qind), Edinburg dhe Aberdeen (8 për qind).

Tash, oficeret femna që deshirojnë me mbajtë shami duhet me kerkue leje nga udhëheqësit e tyne, të cilët me shumë gjasa mund të jenë mashkuj të bardhë, në nji organizatë ku vetëm nji e pesta e krejt posteve janë të plotësueme nga gratë.