Incident i policëve të Kosovës me qytetarët amerikanë!

Shtetasit amerikanë, Jonay dhe Olga Jonay kanë mendu se kanë ra pre e dy kriminelëve t’armatosun.

Por, njerëzit që po u drejtonin armët ishin pjesëtarë të njisisë së mbrojtjes së afërt, të Policisë së Kosovës.

Ramadan Krasniqi dhe Bajram Gashi aso kohe kishin nën mbrojtje kryetarin e Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ramush Haradinajn.
Kjo ngjarje që duket si në filma akcion asht e incizueme me celular.

Ka ndodh nji vit e gjysë ma parë në hymje të Fushë-Kosovës.

Shkas ishte ba drejtimi i revoles nga polici, Bajram Gashi, veturës civile në të cilën ndodheshin pos amerikanëve, edhe Blerim Ramosaj dhe Besnik Tahirukaj.

Insajderi ka nji kopje të incizimit.

Në hymje t’autostradës në Gjurgjicë, civilët po udhëtonin në shiritin e shpejtë.

Mbrapa tyne vjen me shpejtësi të madhe vetura civile Toyota.

Prej xhamit të saj, polici Bajram Gashi nxjerr revolen dhe ja drejton veturës tue paralajmëru shoferin që ta lirojë shiritin e shpejtë.

Kur udhëtarët shohin se dikush po u drejton revolen, thërrasin Policinë dhe i vihen mbas kerrit civil me të cilën udhëtonin dy policët.

Nisin të xhirojnë ngjarjen dhe komunikimin me stacionin policor në Fushë-Kosovë.

Mirëpo, në hymje të Fushë-Kosovës në kryqëzimin e autostradës që çon për në Shkup, policët u bllokojnë rrugën udhëtarëve.

Të dy të veshun me rroba civile, nxjerrin armët tue kerku nga ta të dalin nga kerri.
Hasin në rezistencë. Atyne nuk u hapet dera e as dritarja derisa të vije patrulla e uniformueme policore nga Stacioni policor i Fushë-Kosovës.

Katër udhëtarët perfshi shtetasit amerikanë shoqnohen në Stacionin policor në Qendër si të dyshuem.
Prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Basri Morina kishte dasht që t’u caktonte ndalim policor prej 48 orësh.

Mbasi ishte njoftu Ambasada Amerikane për incidentin, në stacion të Policisë kishte shku kryeprokurori, Imer Beka.

“Lirojini njerëzit se nuk ka vepër penale këtu”, kishte thanë ai mbasi kishte shqyrtu rastin.

Në rast ishte impliku Inspektorati Policor i Kosovës për të kry hetime penale kundër policëve.

IPK kishte mbyll rastin “në mungesë të veprës penale nga ana e policëve”.

Mbasi ishte vendos që të “dyshuemit të liroheshin”, Policia kishte kerku të mshifej incizimi.

Ishte ba presion mbi ta për ta fshi atë.

Personi që kishte incizu kishte gënjye se e ka fshi incizimin.

Mbas kësaj ishin lanë të lirë.
Në Inspektoratin Policor kanë thanë se hetime nuk janë kry për shkak se nuk ka pasë elemente të veprës penale.

Kanë thanë se me këtë çashtje asht marrë Standardet Profesionale në Polici.

Por, Policia për ma shumë se nji javë nuk ka kthye përgjigje nëse ka kry hetime disiplinore apo jo ndaj policëve.

Për këtë incident nuk asht përgjigj as Ambasada Amerikane në Kosovë./insajderi/