Polici nga Prishtina: Kështu po na keqtrajtojnë neve kosovarëve në Durrës (video)

Prej 17 vjetësh, Asim Aziri, asht punëtor policie në Prishtinë. Po kaq vjet ka që për çdo vit ai dhe 50 anëtarë të familjes së tij të madhe kalojnë pushimet verore në pllazhen e Durrësit.

Aziri, bashkëshortja dhe tre fëmitë e tij të mitun, mbërritën në pllazh para dy dite. Autobusi me të cilin mbërritën nuk u lejue me hy në rrugën “Pavarësia”.

“U keqtrajtuem nga shteti nanë, u keqtrajtuem na që vijmë dhe bajmë pushime këtu. Përveç kosovarëve, asnji pushues tjetër nuk asht pengue me hy në pllazh. Vitin tjetër kemi me shkue në Ulqin, nuk kemi me ardhë ma në Durrës, mbas kësaj që na ban këtë vit”, shprehet Asimi, i cili përveçse asht shumë patriot, asht edhe shumë atdhedashës.

“Policia e Shqipnisë nuk na solli asnji pengesë nga kufini deri në Durrës, por këtu te Ura e Dajlanit nuk na lejuen me hy. Na dërguen në Plepa, edhe atje nuk na lejuen me hy në pllazh. Me fëmi të vegjël, me çanta e me kofera, na bajnë këtë keqtrajtim”, thotë Arsimi.