Polici që u rrok me Rexhep Selimin ishte ushtar i UÇK

Bahri Beqiri, ish-ushtar i UÇK, sot pjesëtar i policisë së Kosovës, i cili u dallu për profesionalizëm në detyrën e tij në Kuvendin e Kosovës në raport me deputetin Rexhep Selimi, i ka ba krenarë ish-bashkëluftarët e vet, ashtu si ata shprehen ne Facebook.
Beqiri ishte pjesë e brigadës 141 të Zonës së Shalës, dhe ish-shokët e tij të luftës thonë fjalët ma të mira për te dhe publikojne foto nga ditët e tij si ushtar i UÇK.

Qe çka shkruejne:

“Polici Bahri Beqiri i cili dikur ka qenë pjesëtar i UÇK-së, nuk është zmbrapsur fare duke e kryer në mënyrë profesionale punën e tij. Bahri Beqiri veteran i UÇK-së në brigadën 141 të Zonës së Shalës, tash pjesëtar i policisë së Kosovës me aktin e sotëm të drejtë dhe konform kodit të sjelljes së policisë, e theu mitin urban mbi paprekshmërinë e Rexhep Selimit. Edhe pas kërcënimeve serioze që iu bënë atij në detyrë nga një “deputet” kodosh, ai prapë kreu detyrën me gjakftohësi dhe maturi. Bahri me ty janë bashkëluftëtarët,kolegët,dhe shokët…respekt për Policinë e Kosovës,poshtë Kodoshët e sulltanat……..’.

“T’prej, a more vesh? T’prej”, asht ndigjue Selimi tue i bërtit Beqirit.