Policia: 10 të vramë, 27 të plagosun, s’ka sheja qe e lidhin sulmin me ISIS

Policia gjermane asht tue e mbajt nji konferencë për media  dhe po jep detaje rreth sulmit të mbramshëm.

Shefi i policisë gjermane Andrae ka thanë se 10 janë vra, 27 janë lëndue, përfshi 10 në gjendje të randë.

Ai ka thanë se nuk janë gjetë sheja që kanë të bajnë me ISIS në shtëpinë e sulmuesit, por janë gjetë dokumente dhe libra që kanë të bajnë me të shtëna me armë.

Këto komente i ka ba policia gjermane në konferencë për media.