Policia: 13 persona të arrestuem mbrenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftue se mbrenda 24 orëve, janë arrestue 13 persona, ndërsa 10 të tjerë janë dërgue në mbajtje.

Nga njoftimi i Policisë bahet e ditun se, personat e arrestuem, kanë qenë ma herët në kërkim nga Policia, ndërsa dyshohen për vepra të ndryshme penale.

Policia njofton se, mbrenda 24 orëve kanë ndodhë 82 aksidente, prej të cilëve nuk ka pasë me fatalitet, ndërsa 21 kanë qenë me të lënduem, përderisa 61 të tjerë kanë qenë vetëm me dame materiale.

Mbrenda 24 orëve, janë shqiptue 1076 tiketa trafiku.