Policia, akcion në ATK, merr në pyetje disa inspektorë

Policia e Kosovës, gjatë të Ejtes, kanë ndërmarrë nji akcion bastisjesh, i cili ende asht tue vazhdue, në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), raporton Gazeta Express, bazue në burime mbrenda autoriteteve të sigurisë.

Akcioni asht ndërmarrë nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe ndërlidhet me disa hetime për dallavere dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare nga disa punonjës të Divizionit të Lojnave të Fatit në ATK. Si rrjedhojë, janë marrë në pyetje edhe disa inspektorë të këtij institucioni.

Bastisjet i ka konfirmue për Gazeten Express, kreu i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri, i cili tha se policia gjatë ditës së sotme e ka vizitue institucionin që ai drejton.