Policia apel për pjesëmarrësit në komunikacion

Pamje Arkiv

Policia e Kosovës sërish ka ba apel tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që me qenë ma vigjilent, të respektojnë rregullat dhe procedurat që dalin nga ligji mbi komunikacionin rrugor dhe të shtojnë kujdesin maksimal gjatë vozitjes për të ruejt jetën e vet dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

Kjo vjen mbas aksidentit të sotëm në rrugën rajonale Prishtinë-Ferizaj, ku si pasojë kanë humbë jetën tre persona.

Simbas Policisë, rastet e humbjes së jetëve si rezultat i pakujdesisë dhe mosrespektimit të ligjit të komunikacionit rrugor janë tepër shqetësuese.