Policia, arrestime për krim të organizuem, vjedhje dhe prostitucion

Foto Arkiv

Policia në nji konferencë të thirrun të jashtëzakonshme, ka prezentue tri raste të ndryshme, që kanë të bajnë me vjedhje dhe dy të tjera për krim të organizuem dhe prostitucion, shkruen Gazeta Express.

Nga këto tri raste që ka hetue Policia janë arrestue gjithsej 8 persona.

Togeri Mustafa nga Drejtoria për krimin e organizuem tha në konferencë se, “Policia ka bastisë 6 lokacione sot, nga i cili janë arrestue 3 persona për vjedhje. Grupi ka qenë tue u hetue qe 6 muej. Arrestimi i tyne ka ndodhë në flagrancë, derisa po kryenin vepren penale. Ai ka ba të ditun se edhe dy persona të tjerë janë në ndjekje për këtë rast”.

“Grupi dyshohet se kanë krye vjedhje të randë nëpër disa shtëpi, në rajonin e Prishtinës. E, po ashtu, ka raste kur janë vjedhë edhe disa kerre, mbasi çelësat e tyne janë marrë nëpër shtëpitë ku kanë vjedhë, raporton Gazeta Express.

Ndërsa, Baki Kelani tha se Policia ka arreste 3 persona për krim të organizuem dhe prostitucion ne rajonin e Gjakovës. Njani prej të arrestuemve me inicialet L.P., asht dërgue në mbajtje.

Ndërsa, rasti i tretë ka të bajë me martesë me detyrim në rajonin e Mitrovicës.