Policia arreston personin që sulmoi objektin e komunës së Prishtinës!

Zadhanësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmue për Telegrafin se sot rreth orës 13:00, nji person e ka sulmue objektin e komunës së Prishtinës me gelqere.

Ajo ka theksue se personi i dyshuem asht shoqnue në stacionin e Policisë dhe asht tue u intervistue.

“Mbas intervistimit prokurori i rastit ka me vendosë për masën e cila ka me ju shqiptue”, ka shtue Ahmeti.