Perfundon protesta, lendohet nji polic e arrestohen disa studentë

Ka përfundue protesta e organizueme nga ana e disa studentëve, nga Lëvizja “Studim, Kritikë, Veprim”.

Në protestë janë përlesh disa studentë me polic, ku sipmbas raportimeve nga mediat, nji polic asht lendue si dhe disa student janë arrestue.

Ndërkohë që në protestë kanë qenë rreth 30 studentë qe janë mbledh për me protestue për hapësinën përreth kishës së ndërtueme pa leje gjatë viteve të ’90’ta, në kampusin universitar të UP’s.

Policia arreston protestuesit të Kisha serbe

Lëvizja ‘Studim Kritikë Veprim’, po realizojnë nji aktivitet pranë Kishës Ortodokse Serbe, në Kampusin e Universitetit, përmes së cilës po kundërshtojnë funksionalizimin e saj.

Por  tash situata ka eskalue dhe Policia asht detyrue me arrestue disa prej protestuesve.

 

policiaarres

 

arrestimi