Policia: Astrit Dehari konsumoi barna, ra në komë dhe vdiq rrugës për spital!

Drejtori i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi ka tregue se Astrit Dehari kishte konsumue barna dhe kishte ra në komë.

Krasniqi ka tregue se ishte tue shkue në spital kur ka ndërrue jetë aktivisti i Vetëvendosjes.

“Në bazë të informatave të para që kemi marrë nga drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Prizren, viktima ka përdor disa medikamnte dhe ka ra në gjendje kome.

Rrugës për në emergjencë ka ndërrue jetë.

Në emergjencë ka shkue pa sheja jete,” tha Krasniqi.

Ai deklaroi se policia asht tue krye procedurat e nevojshme.

“Të gjitha ekipet policore së basku me prokurorin kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe janë tue krye procedurat e nevojshme,” tha Krasniqi, për Kallxo.com.

Astrit Dehari ka qenë njani nga gjashtë të akuzuemit për sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Gusht të këtij viti.