Policia bastisë shtepinë e Dardan Molliqajt, reagon VV!

Sot, n’orët e mëngjesit, Policia e Kosovës ka bastis shtëpinë e Sekretarit Organizativ të Vetëvendosjes Dardan Molliqaj, në Beleg të Deçanit.

Molliqaj ma herët në nji konferencë për media ka deklarue se edhe në shtepinë e tij mund të ketë armë.

Lajmi asht konfirmue edhe nga Vetëvendosje e cila nder të tjera ka shkrue:

“Kjo është hakmarrja e krerëve kriminelë të Policisë, pas një serie konferencash publike të z. Molliqaj ku u kritikua Policia e Kosovës për montime politike kundër aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s dhe për kapje nga klani pronto”.