Policia belge arreston dy mashkuj. Janë edhe xhirimet e sulmit

arrestimet bruksel

Policia e armatosun i ka arrestu dy mashkuj dhe thuhet t’i kenë xhirimet nga kamera e sigurisë, ku shihet njani nga sulmuesit vetëvrasës n’aeroportin e Brukselit, perfshi edhe momentin ku ai e kishte detonu rripin e tij shpërthyes, ban të ditun MailOnline.

 

Çdo hapësinë n’aeroportin e qytetit asht e mbulueme nga 4 kamera të sigurisë, perfshi edhe korridoret ku kanë mbet të paktën 13 të vramë dhe 35 të plagosun randë.

Rrjeti i vezhgimeve të stacionit Maelbeek, asht gjithashtu tue u përdor për ta gjet momentin kur u vranë 15 njerëz, vetëm 79 minuta ma vonë.
Policia janë tue shiku disa orë përpara kamerat e incizimit dhe mbas eksplozivëve për t’i gjet personat mbrapa sulmeve.
Deri tash janë të paktën dy persona t’arrestuem.