Policia: Dyshohet se ishte i dehun personi që shtiu me armë

Kaosi i shkaktuem mbramë në festivalin e birrës po dyshohet se ka ndodh mbasi nji i dehun ka shtënë me armë.

Policia ende nuk e ka arrestue të dyshuemin derisa hetimet po i vazhdojnë.

Për situatën e krijueme në kryeqytet ende s’ka asnji reagim prej udhëheqjes komunale, të cilët deklarohen edhe për ngjarje që ndodhin jashtë Republikës.

Festivali tradicional i birrës në Prishtinë nuk ka kalue ashtu si kishin prit organizatorët dhe qytetarët.

Numër i madh i qytetarëve ishin mbledh mbramë në sheshin “Zahir Pajaziti” për me pi e për me vallëzue, por rreth orës 23:00 dikush shtiu me armë zjarri dhe gjendja gati sa eskaloi.