Policia e 6 vendeve europiane “Trigger Balkan” arreston 22 persona. Gjetën sasi të mëdhaja të drogës dhe armëve

Policia e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ka arrestue 22 persona dhe ka konfiskue sasi të mëdhaja të armëve dhe drogës, në nji operacion të koordinuem kundër nji rrjeti ndërkombëtar të kontrabandës, tha sot Interpoli.

Rajoni i Ballkanit asht nji rrugë e njohun për kontrabandistët e armëve dhe drogës në Europën Perëndimore thonë policia lokale dhe europiane.

Disa nga armët e përdoruna në sulmet e Nandorit të kaluem në Paris janë prodhuar atje, sipas nji prodhuesi të armëve, shkruen Reuters.
Operacioni policor me emnin e koduem “Trigger Balkan”, u zhvillue në mes të 17 Prill dhe 19 Prill në Bosnjë, Kroaci, Maqedoni, Mali i Zi, Slloveni dhe Serbi, me kërkesë të Interpolit dhe u mbështet nga Europol dhe Frontex, zbatimin e ligjit të Bashkimit Europian dhe agjencitë kufitare, tha Branislav Pavloviq, kreu i degës së Interpolit në Bosnje.