Policia e jep lajmin për celulën terroriste në Barcelonë

Spanja ka me mbajtë shkallën e rrezikshmënisë nga sulmet terroristë në nivelin e katërt, ka thanë Ministri spanjoll i Punëve të Mbrendshme, Huan Ingacio Soido.

Shefi i policisë ka vlerësue se nuk ka rrezik nga sulme të reja, mbas dy sulmeve në Barcelonë dhe Kambril.

Policia, ka thanë Soido, ka shkatërrue “celulën terroriste nga Barcelona”.

Në sulmin në qendrën historike të Barcelonës t’Ejten mbasdite mbeten të vramë 13 persona dhe ma shumë se 100 u lënduen kur nji furgon hyni në zonën e kambësorëve dhe i shkeli ata.

Përgjegjësinë për sulm e mori ISIS.