Policia e jep nji lajm befasues për Nehat Thaçin!

Mbas lirimit të Nehat Thaçit, policia ka njoftue se nënkoloneli Thaçi ka me vazhdue punët dhe detyrat në kuadër të Policisë së Kosovës.

Thaçi ka me i  shërbye krejt qytetarët e vendit pa dallim, tue perfshi edhe komunitetin serb, thuhet në njoftim.

 

Njoftimi i plotë nga policia:

 

Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit pas lirimit të nënkolonel Nehat Thaçi ju njoftojmë se nënkolonel Nehat Thaçi do të vazhdojë punët dhe detyrat në kuadër të Policisë së Kosovës, duke qenë i përkushtuar dhe profesional në përmbushjen e të gjitha objektivave në të mirë të rendit, ligjit dhe sigurisë publike.

Në asnjë rast arrestimi i tij nga ana e autoriteteve serbe nuk do të ndikojë në motivimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij për t’iu shërbyer të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim, duke përfshirë edhe komunitetin serb.