Policia e kap 19 vjeçaren shqiptare tue shite heroine e kokainë

19 vjeçarja shqiptare Xhuliana N. asht vane në pranga mbasi u kap nga policia e Lukas, Itali, tue shitë heroine e kokainë.

Xhuliana N. ishte banuese në Pisa.

Simbas policisë, 19-vjeçarja shqiptare asht kap në hotel “Napoleon” në rrugën “Europa” të Lukas dhe akuzohet për shpërndarme të landëve narkotike.

Gjatë kontrollit asaj i janë gjet 14 doza heroinë, 8 kokainë dhe 90 euro.